Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga gjyqtarët e ndershëm dhe patriotë të Shqipërisë, që të aplikojnë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Thirrja vjen pas hezitimit të gjyqtarëve për të aplikuar për t’u bërë pjesë e KLGJ-së, për ti hapur rrugë kështu ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.
Vakanca e mbetur pengon ngritjen e KLGJ, dhe pavarësisht thirrjes nga Gjykata e Lartë ,gjyqtarët e rretheve kane hezituar të aplikojnë, ndoshta edhe nga ‘frika’ e vettingut.
Në një postim në faqen e Facebook-ut të Ambasadës thuhet se Shqipëria është shumë pranë krijimit të një sistemi drejtësie që iu shërben qytetarëve.
Deklaratat e Ambasadës amerikane
“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj.
Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu
Javanews/a.ç