SHBA, arrestohet për “abuzim seksual” me minorene këngëtari i njohur

Mbi yllin e muzikës “R&B”, R. Kelly rëndojnë 10 akuza për abuzim seksual, e në të paktën 9 prej tyre bëhet fjalë për minorene. Robert Sylvester Kelly, prej dekadash përflitet si abuzues me femrat dhe adoleshentet, por nuk ishte dënuar asnjëherë më parë, e madje ka mohuar akuzat. Së fundmi, në emër të tij u lëshua një fletarresti dhe 52-vjeçari u dorëzua në policinë e Chicagos.

Sipas avokatit të tij, R. Kelly është jashtëzakonisht i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga akuzat, e pretendon se është i pafajshëm. Akuzat erdhën vetëm pak javë pas transmetimit të një dokumentari të titulluar “Ti mbijetosh R. Kelly”-t.

Në dokumentar kishte akuza për abuzime të R. Kelly nga shumë femra, mes të cilave edhe ish-bashkëshortja e tij. Ngjarjet, sipas hetuesve kanë ndodhur mes viteve 1998 dhe 2010. Dokumentet thonë se të paktën 3 prej viktimave ishin mes moshës 13 deri në 16 vjeç, në kohën e agresioneve të raportuara.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU