SHBA, arrestohen 3 persona për eksportim të teknologjisë ushtarake në Rusi

Një shtetas amerikan dhe dy rusë janë arrestuar nën dyshimin se kanë eksportuar teknologji të ndjeshme ushtarake nga SHBA-ja për në Rusi, ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë.

Departamenti ka thënë se Alexei Barysheff nga New York- shtetas amerikan i natyralizuar- është arrestuar për eksportim të paligjshëm të teknologjisë së kontrolluar.

Shtetasit rusë, Smitry Aleksandrovich Karpenko, dhe Alexei Krutilin, po ashtu u arrestuan nën akuzat se kanë konsiruar me Barysheff.

Qeveria amerikane ka thënë se tre burrat kanë qenë të përfshirë në posedimin e mikroeletronikës nga prodhuesit në SHBA dhe eksportimin në Rusi, duke shmangur kështu kontrollin e Qeverisë për eksportet e teknologjisë së lartë.

Nëse gjenden fajtorë tre të akuzuarit do të përballen me burgim deri në 25 vjet dhe me gjobë prej 1 milion dollarë.

Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar eksportin e pajisjeve të tilla, të cilat besojnë se mund të minojnë sigurinë kombëtare, përgatiti “Rel”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU