“Sfida ime me turistët e shëndetit dhe drejtësia e korruptuar shqiptare”

Një ide origjinale ka sjellë në Shqipëri një shifër të madhe turistësh të huaj. Bëhet fjalë për turizmin shëndetësor, që në vendin tonë u themelua nga Dritan Gremi, i cili sot drejton ‘Viaggiare e Sorridere”.

Një histori suksesi, po aq edhe e veçantë është ajo e Gremit, që krahas prezantimit të Shqipërisë i shoqëron turistët gjatë gjithë vitit në klinikat e specializuara për të marrë shërbime mjekësore.

Por si lindi idea, që sot sjell në vend qindra e mijëra të huaj? Drejtuesi i ‘Viaggiare e Sorridere’ tregon për JavaNews kalvarin e gjatë, rezultatet e punës por edhe padrejtësitë që ai thotë se ka hasur në vendin e tij, pasi braktisi jetën në Itali për të investuar këtu.

Intervistoi Ardit Rada

A mund të na tregoni si lindi iniciativa juaj?

Kur vija në Shqipëri për pushime, e shfrytëzoja kohën për të kuruar edhe dhëmbët e mi. Meqënëse pagesa për shërbimet në fjalë ishin shumë të vogla në raport me Italinë, aty më lindi ideja e turizmit dentar. Kam punuar gjithmonë në fushën e turizmit dhe isha i konsoliduar atje. Isha drejtori i Food & Beverage të një resorti luksoz me 5 yje në veri te Italisë, por dëshira për të bërë diçka timen dhe sidomos në vendin tim, më shtyu të hiqja dorë nga puna e atjeshme.

Kështu, i dergova e-mail presidentit tim dhe i thashë që rrugëtimi im mbaron këtu, pasi vendosa t’i dedikohem kësaj iniciative. Bëra një studim të tregut në Shqipëri dhe identifikova disa struktura të cilat mund të ofronin kushtet dhe standartet për ta ofruar këtë shërbim për të huajt dhe zgjodha njërën prej tyre.

Pasi studiova dhe tregun e jashtëm pashë që konkurrenca nuk ishte shumë e madhe. Mesa mbaj mend asokohe kanë qenë pesë struktura në Budapest, 3-4 në Kroaci, një në Bukuresht dhe 2-3 në Slloveni. Në Shqipëri nuk kishte asnjë. Kam krijuar vetë faqen e parë në internet duke punuar me tekstet, ashtu edhe me imazhet dhe kam hedhur në treg ofertat e para, duke i promovuar sigurisht online.

Ka qenë një rrugëtim shumë i gjatë. Falë Zotit rezultatet e para kanë ardhur shumë shpejt, që në muajin e dytë dhe për një periudhë 3-4 vjeçare të gjitha të ardhurat injektoheshin në promocion dhe në fusha të tjera, që ky biznes i sapolindur kishte shumë nevojë. Për një kohë relativisht të gjatë jam marrë vetë me pritjen dhe përcjellen në aeroport apo port të klientëve, asistencën e tyre në Tiranë, shërbimin e klientit në telefon dhe email dhe gjithçka që kishte të bënte me këtë biznes. Kini parasysh që asokohe jetoja në Itali dhe për çdo pacient të ri më duhej të bëja 1200 kilometra nga aty ku jetoja drejt Tiranës. Sot ky biznes numëron rreth 45 bashkëpunëtorë dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë.

Zoti Gremi, e përkthyer në gjuhën e shifrave, mund të na tregoni disa detaje për të krijuar edhe një ide rreth të interesuarve për turizmin dentar?

Vitet e fundit kemi të bëjmë me mijëra pacientë, që vijnë kryesisht nga Italia, Zvicra, Franca, Belgjika dhe Gjermania. Mesatarisht çdo pacient qëndron në Shqipëri 7-10 ditë dhe vjen të paktën dy herë për të kryer të gjitha kurat e nevojshme dentare. Kini parasysh se turizmi shëndetësor në botë gjeneron diku tek 160 miliardë euro në vit dhe vetëm italianët të cilët përbëjnë 90% të pacientëve tonë, shpenzojnë çdo vit mbi 3 miliardë euro për turizmin shëndetësor. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave aktualisht shkojnë drejt Kroacisë, Brazilit, Turqisë dhe Marokut. Në Shqipëri vjen një grimcë shumë e vogël e këtyre të ardhurave, që në krahasim me vendet e tjera është thuajse e papërfillshme. Pra imagjinoni se çfarë peshe zë në shifra ky turizëm në botë…

Si funksionon turizmi shëndetësor? A janë pacientet të kënaqur me cilësinë?

Është një turizëm që bëhet gjatë të gjithë vitit. Pacientëve u duhet garantuar një shërbim me cilësi të lartë e bashkëkohor, sipas standarteve më të larta europiane dhe duke respektuar çdo protokoll teknik mjekësor të fushës përkatëse e me çmim të paktën 50% më të ulët se vendet e origjinës. Pacientët tek ne vijnë kryesisht për kura dentare dhe kirurgji estetike, por ky turizëm është i njohur në botë dhe për degë të tjera si mbjellja e flokëve, kardiologji, ortopedi etj.

Siç e përmenda më lart të ardhurat nga ky lloj turizmi në botë janë marramendëse dhe trendi është në rritje me rreth 60% çdo vit.

Pacientet priten nga guidat në aeroport, akomodohen falas në një hotel pranë klinikës, në kohën e lirë u bëhen ture nëpër Tiranë dhe qytete të tjera. Meqënëse konkurenca është e madhe me fqinjët, kemi investuar jo vetëm në promocion por edhe në shërbime, guidat, akomodimin falas, turet etj. Fakti që biznesi ka një rritje vjetore nga 50-60% vërteton që pacientët janë mëse të kënaqur. Jo vetëm që kthehen të kënaqur në vendet e tyre nga shërbimi i marrë, por krijojnë edhe një opinion të mirë e ndryshe për Shqiperine.

A keni hasur vështirësi në aktivitetin tuaj? Qoftë në zhvillimin e aktivitetit në raport me instancat shtetërore apo me konkurrëncën?

Sot ka shumë sipërmarrës që vijnë në vendin tonë dhe kjo është shumë pozitive, por kur unë investova, shumë pak ishin ata që kishin kurajon të vinin këtu. Unë e nisa këtë sipërmarrje me ambicjen për të sjellë një frymë europiane në vendin tim. Sot situata ka ndryshuar për mirë dhe besimi është rritur, por fatkeqësisht sistemi i kalbur i drejtësisë dhe informaliteti në tërësi vijojnë të jenë një pengesë e madhe për sipërmarrjen. Pikërisht muajt e fundit kam hasur me padrejtësitë e lojës së pandershme të konkurencës, që në bashkëpunim me segmente të “errëta” të prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera ligj-zbatuese kanë tentuar të dëmtojnë këtë biznes, që priste një trajtim evropian nga një vend që pret të bëhet pjesë e BE-se, por një biznes të tillë model, me parime e standarte të larta është e vështirë ta cënosh e ta ndalësh.

Jam hasur me OPGJ që refuzojnë të marrin kallëzime apo që i marrin ato të cunguara dhe duke bërë presion.

Jam hasur me prokurore që kanë marrë vendime jo konform ligjit, kanë mbyllur sytë përpara fakteve, nuk kanë bërë asnjë lloj hetimi, kur gjithë ngjarjet kanë ndodhur në vende publike, mes njerëzve dhe nuk është marrë për shqyrtim asnjë kamera, asnjë dëshmitar etj.

Duke parë që kjo histori me prokurorinë po bëhej e pafundme dhe absurde, në qershor 2018, iu drejtova në mënyrë institucionale ish-kryeprokurorit të Tiranës me te cilin pata një takim dhe ishte i vetmi që më ringjalli shpresën gati të vdekur për të gjetur drejtesi.

Së fundmi ju i jeni drejtuar edhe ‘Vettingut’… Mund të na flisni më tepër mbi këtë fakt?

Po, i jam drejtuar organit të Vettingut sepse jam i bindur që brenda një kohe të shkurtër Shqipëria do këtë një sistem drejtësie që ka merituar prej kohësh. Si mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, edhe une po pres që procesi i vettingut të japë frytet e veta.“Viaggiare & Sorridere” ka dërguar një shkresë pranë Komisionit për gjyqtarët dhe prokurorët ku informon për rastin e subjekteve të procedurave të vettingut. Në opinionin tim, jo i gjithë sistemi i drejtësisë është i kalbur dhe ky është një lajm i mirë. Por dhe është i vërtet fakti se prokurorët e gjyqtarët kanë një pushtet të pavarur dhe duhet të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, duke mos u influencuar nga faktorë të tjerë. Pavarësisht të gjithave jam i vendosur ti shkoj deri në fund kësaj historie për të gjetur drejtësinë që i takon, duke e kthyer historinë e biznesit të tim, në një frymëzim për sipërmarrësit e tjerë të ndershëm se drejtësia, ajo e parimeve dhe standardeve evropiane ekziston edhe në Shqipëri. Këtë luftë nuk e bëj vetëm për veten, por për të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj që duan të investojnë në këtë vend, pasi në këtë sistem të kalbur drejtësie është shumë e vështirë që dikush të besojë paratë e tij.

Çfarë mendoni se ka nevojë urgjente turizmi shqiptar?

Të paktën për 2-3 aeroporte të rinj, njëri me patjetër si alternativë low cost e aeroportit të Rinasit, pasi ky i fundit ka monopolizuar në mënyrë të padrejtë të gjithë tregun duke imponuar çmime dhe tarifa të larta fluturimi.  Përveç kësaj do ishte e udhës futja e disa kompanive të fluturimit low cost në vendin tonë, pasi kjo gjë do bënte të mundur uljen e tarifave, rritjen e numrit të fluturimeve e lidhjeve me aeroportet ndërkombëtare. Duke ecur ne rrjedhen e fjalise se fundit, kjo gje tek ne do ndikonte pozitivisht, pasi do ta bente vendin tone me kompetitiv ne rajon dhe me gjere.

Perveç ketyre ka nevoje per me teper cilesi dhe profesionalizem. Per fat te keq Shqiperise keto 20 vitet e fundit i kane munguar shkollat profesionale te turizmit, pra nuk eshte punuar me strategji afatgjate, duke moskuptuar rendesine e ketij sektori kaq strategjik per ekonomine e vendit.

Mendoj se operatoret turistike ne Shqiperi duhet te ndergjegjesohen qe per te qene kompetitive ne treg duhet dhene një sherbim cilesor dhe per ta bere kete duhen profesioniste.  E vetmja menyre e shpejte dhe efikase qe une shoh eshte thithja e tyre nga jashte qofshin shtetas te huaj apo emigrante qe kane studiuar e jetuar jashte. Do jete pikerisht ky kontigjent qe do edukoje dhe ngreje profesionalisht brezat e ardhshem.

Te vazhdohet te punohet fort per te permiresuar akoma me shume imazhin e vendit tone. Ne kete kuader vetë ne kemi ndermarre një nismë të quajtur “Nje fjale te mire per Shqiperinë”, qe ka per qellim promovimin e vlerave dhe arritjeve te Shqiperise.

Cili është mesazhi juaj për institucionet shqiptare, por edhe për shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Shqipërisë?

Së pari, që të shkojë perpara dhe të përshpejtohet reforma e Vettingut. Venia ne fokus dhe stimulimi i zhvillimit te metejshem te turizmit shendetesor, pasi eshte e mundur qe vetem ky sektor të gjenerojë 10% te totalit të të ardhurave nga turizmi. Shteti duhet te dalë garant qe keto sipermarrje do e zhvillojne aktivitetin e tyre duke respektuar konkurrencen e ndershme, rregullat e lojes, si dhe protokollet teknike mjekesore, gje qe ben te mundur ruajtjen e standarteve. Te huajve qe udhetojne drejt Shqiperise u themi që të vijne pasi vendi ynë është i bukur, i sigurt, me një klimë shume te mire, ofron cilesi dhe çmime kompetitive.

Nje nisme tjeter qe duhet ndermarre dhe sa me shpejt te jete e mundur eshte rikthimi i emigranteve; te ndalojme largimin e trurit nga vendi dhe te rikthejme ata qe kane ikur, duke u ngjallur shpresen, duke u siguruar që edhe vendi ynë do u ofrojë të njëjtat kushte si çdo vend tjeter i zhvilluar dhe ekonomikisht i qendrueshem.

Duhet prekur brezi i ri, u duhet bere te kuptojne qe Shqiperia eshte e bukur, e begatë, që të ardhmen e tyre mudn ta ndertojne shumë mire edhe ketu, pa aspiruar te shkojne tjeterkund, pasi askund nuk eshte fushe me lule, cdo shtet ka anet e tij te erreta dhe guri i rende eshte vetem me vendin e vet. Nese ia dola une, mund t’ja dalin dhe shumë te tjere, mjafton deshira e mire dhe vullneti i hekurt.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU