Ministria e Arsimit dhe Sporteve informon se çeljen e aplikimeve për provimet e Maturës Shtetërore (sesioni i dytë) dhe për plotësimin e formularëve A1Z.
Sipas zv/Ministres së Arsimit, Nora Malaj, e cila doli në një deklaratë për shyp u bë me dije se në provimet e Maturës Shtetërore 2015, sesioni i dytë, kanë të drejtë të marrin pjesë maturantët/kandidatët që rezultuan mbetës në një apo më shumë provime të MSH, sesioni i parë. Në këtë rast nuk do të jetë i nevojshëm polotësimi i formularit A1Z, pasi nxënësi figuron në sistem. Po ashtu kanë mundësi aplikimi ata nxënës, që kanë përfunduar shkollën e mesme para viti 2015, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, dhe për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar formularin A1Z (në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve). Si dhe ata nxënës, që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në MAS (në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve ose shkollës që i cakton DAR/ZA, e vendbanimit).
Zv/Ministrja Malaj informoi gjithashtu dhe dokumentacionin që nevojitet dhe rruga për të aplikuar. “Procedura e rregjistrimit dhe dhënies së provimeve për sesionin e dytë do të jetë nga data 26-30 gusht 2015. Të gjithë kandidatët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për provimet e maturës 2015, do të plotësojnë on-line Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve”, tha Malaj, e cila sqaroi dhe datat e provimeve.
Datat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të sesionit të dytë janë
01 shtator 2015 Gjuhë e huaj
03 shtator 2015 Gjuhë shqipe dhe letërsi
07 shtator 2015 Matematikë
11 shtator 2015 Lëndët me zgjedhje
SHIFRAT PËR PROVIMET E ARSIMIT BAZË JANË:
Gjuhë e huaj (anglisht, frengjisht, italisht dhe gjermanisht): 1661
Gjuhë shqipe: 2107 (29 gusht)
Matematikë: 2887 (31 gusht)