Serveri i Tatimeve/ Ristani: Të thirren me forcë dëshmitarët që nuk paraqiten

Ashtu siç dhe paralajmëroi një ditë më parë, Arben Ristani i kërkon kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, shtyrjene afatit të komisionit hetimor për serverin e tatimeve.

Ristani tha gjatë mbledhjes së të premtes se janë për tu pyetur edhe tre dëshmitarë dhe dy ekspertë. Afati aktual i tij është deri më datën 11 maj.

Ndërkaq, ish-drejtuesi i grupit të auditit në serverin e tatimeve, Panajot Gjiknuri nuk është paraqitur as këtë të premte në mbledhjen e komisionit hetimor, duke pretenduar se i kishte mbërritur me vonesë fletëthirrja nga posta.

Gjiknuri ka njoftuar sekretariatin për vonesën, por pa bërë të ditur se kur mund të paraqitet në komision.

Më herët, kreu i komisionit Arben Ristani paralajmëroi dëshmitarët që refuzojnë se do të thërriten me forcë, referuar edhe z. Gjiknuri./Tch/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU