Serbia nga Gorazhdeci ia kthen Thaçit lulet e vendosura mbi varrin e djalit

Nëna e Ivan Jovoviqit, njërit nga fëmijët e vrarë në Bistricë afër Gorazhdecit më 2003, ia ka kthyer kurorën presidentit Hashim Thaçi, të cilën e kishte vënë mbi varrin e djalit të saj dy ditë më parë.

“Më ka goditur më shumë se në atë 13 gusht, kur dolëm në varreza. Ai na i ka vrarë fëmijët, e tash vjen të na i “stolis” ata”, citon “Sputnjik” atë, transmeton Koha.net.

Presidenti Thaçi kishte vizituar lapidarin e të vrarëve në Gorazhdec, ku kishte vënë një tufë lulesh të bardha dhe kishte bërë homazhe.

“Nëse donte të ishte human, atëherë duhej të vinte dhe të na thoshte se kush ishte vrasësi i fëmijëve tanë, ta sjell dhe të na e tregojë, ne prindërve. Por as ai që na e solli, këtë do ta marr vesh, nuk është fajtor më shumë se Thaçi. Sepse, ndoshta, nuk kanë mundur ta ndalin….”

Sipas “Sputnjik” atë tufën e luleve që e kishte vënë mbi varr Thaçi, ajo e kishte shkelur dhe e kishte copëtuar, ndërsa të nesërmen kishte shkuar në stacionin e policisë me qëllim që tufpën e luleve t’ia kthejë Thaçit.

Lulet thotë se i kishte futur në një qese dhe atë e kishte varur në dorezën e derës së atij, për të cilin dyshon se ia kishte mundësuar ardhjen në Gorzhdec të Thaçit.

Shkuarja e Hashim Thaçit në varret e fëmijëve të vrarë në Gorazhdec nuk ishte vizita e tij e parë në varrezat e serbëve në Kosovë.

Para kësaj vizite, ai kishte vizituar Grackën e Vjetër të Lipjanit dhe aty kishte vendosur kurorë lulesh në përmendoren e serbëeve të vrarë, shkruan “Sputnjik”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU