Me këtë titull serbët kanë treguar një “incident” të ndodhur me Putinit dhe Thaçit
SKANDAL NË PARIS! Thaçi vendoset pas Putinit; Vuçiç: Kur Putini e kuptoi se ishte përshëndetur me të, menjëherë u kthye!
Në ceremoninë që shënoi fundin e Luftës së Dytë Botërore në Paris ka pasur një incident që ngjalli pakënaqësi në mesin e audiencës së lartë për shkak të faktit se në rreshtin e parë ishin ulur përfaqësues të vendeve që nuk kanë pasur kontribut të tillë të madh në luftë, që ta justifikonte protokollin.
Përfaqësuesit e shumë vendeve aktive në Luftën e Parë kërkuan një shpjegim nga francezët, të cilët, siç mësuam, shpjeguan se protokolli ishte bërë sipas rendit alfabetik. Megjithatë, një nga skandalet më të mëdha është se Hashim Thaçi ishte vendosur në rreshtin e dytë, menjëherë pas presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mëton se Thaçi kishte pozicionin më të mirë nga të gjithë liderat e rajonit.
“Thaçi ka pasur pozicionin më të mirë se cilido prej nesh në rajon. Nëse ju më pyesni se kjo ka ndonjë lidhje –jo kjo s’është e vërtetë… President Makron do të vij në Beograd, por unë dyshoj se ai do të shkoj në Prishtinë dhe presidenti Putin do të vijë në Beograd, por në Prishtinë dyshoj se do të shkojë ndonjëherë. Angela Merkel do të vijë përsëri në Beograd por jam i sigurt se ajo s’do të shkojë ndonjëherë në Prishtinë, edhe pse ata e njohin Kosovën “, tha Vucic.
Presidenti i Serbisë shtoi se kjo nuk kishte të bënte me rendin alfabetik sepse afër tij kishte njerëz nga Letonia dhe “L dhe S nuk shkojnë me njëri-tjetrin”.
Presidenti i Serbisë shtoi se kjo nuk kishte të bënte me rendin alfabetik sepse afër tij kishte njerëz nga Letonia dhe shtoi se: “L dhe S nuk shkojnë me njëri-tjetrin”.
“Dhe për të bërë një skandal atje, nuk ishte vendi dhe koha e duhur, por kam një dyshim për të cilin nuk do të flas publikisht,” tha Vuçiç.
Më pas shpjegoi incidentin sipas tij:
Vuçiç u përshëndet me Putinin dhe tha se po e priste për në Beograd, dhe pak më vonë Thaçi erdhi pas Putinit për t’i përshëndetur ata. Vuçiç shpjegoi se çfarë ndodhi atëherë.
“Mund të mendoni se çfarë donte Thaçi pas Putin, dhe pse i dhanë dorën njëri-tjetrit. Thaçi erdhi nga pas Putinit, dhe vetëm kur kreu i shtetit rus kuptoi se kush ishte u kthye nga të tjerët”, shpjegoi Vuçiq.
“O do ta bësh vendin tënd pjesë e botës, ose do ta izolosh vetë, por unë nuk e shmang Serbinë për shkak të gabimeve të tyre dhe dobësisë sonë në të kaluarën, kjo as nuk mund dhe as nuk do të ndodhë. Unë dua të sillem me dinjitet, të mbaj vendin tim, krenarinë e popullit tonë dhe t’i përfaqësoj serbët në mënyrën më të mirë të mundshme “, tha Vuçiç, duke e bërë lëmsh të gjithën.