Serbët në Mal të Zi po kërkojnë referendum kundër Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar serb në Mal të Zi Momçillo Vuksanoviq ka njoftuar kryetarin Malit të Zi Milo Gjukanoviq se kjo organizatë fillon iniciativën për anulimin e vendimit të Qeverisë malazeze për njohjen pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai i ka kërkuar presidentit malazez për idenë e mbajtjes së referendumit lidhur me njohjen e Kosovës, ndërsa e ka kërkuar përkrahjen e tij për këto ide.

“Përkrahja juaj për iniciativën e mbajtjes së referendumit për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës do të kishte qenë nxitje e fuqishme për proceset demokratike në Mal të Zi dhe rast i mirë për zhvillimin e tolerancës dhe pajtimit e kështu do t’i shtohej vlera rëndësisë historike të marrëdhënieve më të afërta të Malit të Zi e të Serbisë”, citon gazeta “blic” e Beogradit të ketë shkruar Vuksanoviq në letrën dërguar Gjukanoviqit. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU