Të gjithë zyrtarët serbë në Qeverinë e Kosovës e kanë ngrirë pozitat e tyre si shenjë pakënaqësie për votimin e Ligjit për “Trepçën”.
Zyrtarët e Listës “Srpska” kanë thënë se po i ngrijnë pozitat në të gjitha institucionet qeveritare. Ky vendim i serbëve vjen pasi deputetët serbë vendosën të ngrijnë pozitat në Parlament.
Anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës e kanë ngrirë pjesëmarrjen, sot, për shkak të Ligjit kontestues për Trepçën, pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës, në komisionet ndërministrore dhe trupat tjerë qeveritarë.
Paraprakisht të njëjtën e bënë edhe deputetët e Listës Serbe, shkruan Express.
“Pa dashur që situatën ta bëjmë më të rëndë nga ç’është, në këtë moment vetëm do ta formalizojmë vendimin të cilin të tjerë në Prishtinë e kanë marrë në vend tonin. Ne e ngrijmë pjesëmarrjen tonë punën e Qeverisë së Kosovës, në komisionet ndërministrore dhe trupat tjerë qeveritarë në të cilat pjesëmarrja jonë do të ishte vetëm formale, e jo edhe thelbësore, pa njohjen e qëndrimeve tona dhe pa mundësi të ndikimit në vendimmarrje”, kanë porositur ministrat serbë. (b.an)