“Sendet me vlerë që sekuestroi prokuroria në banesën e Tahirit”

Ditën e sotme u publikua vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për bllokimin e mjetetve të identifikimit të  ish-ministrit Tahiri.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” në “Tv Klan” ka deklaruar se sot Tahiri dhe avokati i tij sot në mesditë ka dorëzuar  te Krimet e Rënda kartën e Identitetit dhe Pasaportën.

“Vendimi është marrë ditën e shtunë për heqjen e dokumentave të identifikimit. Sot ai ka shkuar tek Krimet e Rënda bashkë me avokatin e tij kanë dorëzuar sot mjetet e identifikimit për të mos lëvizur as në vendet Kosovë e Maqedoni.

Ajo që më bëri përshtypje është se Gjykata ka pranuar pjesërisht dosjen e Prokurorisë.

Sipas Gjykatës Saimir Tahiri është larguar nga territori i Shqipërisë, ky është fakti që ka nxitur gjykatën e ndërsa asnjë provë e re nuk ka dalë asnjë provë e re.

E vetmja gjë shtesë ishte  shifra që flitej për dy byzylykët e folur në përgjime , që herë thuhet 2000 mijë euro, herë 4 000 dhe herë 9 0000. Kurse ditën kur  prokurorët bënë kontrollin nw banesë përveç byzylykut të djalit të vogël dhe varëses, kanw sekuestruar një palë vëthë dhe një byzylyk tjetër” tha  Hoxha.

Gjithashtu pwr publikimin e dosjeve tw reja apo informacioneve dhe provave tw reja Hoxha tha se : nesër pritet të dalin emra të tjerë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU