Senatori pëlqen një video pornografike, ‘furtunë’ në rrjetet sociale

Është krejt nomale në ditët tona që meshkujt të jenë masivisht ndjekës të industrisë pornografike, por kur kjo bëhet publikisht nga një senator i Shteteve të Bashkuara, atëherë e gjithë bota shpërthen në të qeshura.

Kështu ka ndodhur me senatorin e Texasit, Ted Cruz, njëkohësisht një nga kandidatët për president brenda Partisë Republikane. Në mënyrë krejt naive, Cruz i ka dhënë pëlqimin e tij një videoje pornografike të publikuar në rrjetin social Twitter.

Si për ironi të fatit, senatori republikan po shihte video pornografike në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përkujtonin sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

Në rrjet shpërtheu ironia.

Me mijëra postime në Twitter vunë në loje babain e dy fëmijëve dhe një nga figurat e rëndësishme të Partisë Republikane.

Një nga përdoruesit e Twitterit shprehet se ky ishte momenti i parë i lumtur në politikën amerikane që pas fitores se Trumpit si president.

Të tjerët po presin reagimin e zyrës së senatorit. Postimi u shfaq në faqen personale të republikanit dhe pas pak kohë u fshi.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU