Sëmuret prokurori, shtyhet sërish pretenca për bandën e Shullazit

TIRANE-Shtyhet sërish pretenca për grupin e Emiljano Shullazit. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e prokurorit të ri të dosjes Besim Hajdarmataj dhe raporti i prokurorit tjetër Eneid Nakuçi, i cili ka paraqitur një raport që nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është sëmurë. Besim Hajdarmataj u komandua nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke zëvendësuar Elisabeta Imerajn, e cila u komandua Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Pretenca vijon që të shtyhet që nga fundi i muajit qershor. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Pas seancës ka folur edhe avokati i Shullazit i cili tha se organi i akuzës ka kryer disa paligjshmëri duke nisur që nga arrestimi.

Fillimi i këtij procedimi është i paligjshëm. Është filluar hetimi pa prova. Ka paligjshmëri të kryera nga organi i akuzës duke filluar nga momenti i arrestit”, tha avokati.
I pyetur se çfarë do të ndodhë pas zëvendësimit të prokurorit, avokati tha se “do zvarritet sërish çështja”.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU