Sëmundja e gjedhit/ Të hënën nis faza e re e vaksinimit, 50 mijë doza gati

Nga kjo e hënë do të nisë në të gjithë vendin faza e re e vaksinimit për “dermadozën nodulare”, e njohur ndryshe si sëmundja e gjedhit.

Kjo u bë e ditur nga ministri i bujqësisë Edmond Panariti, i cili sqaron se janë 50 mijë doza në dispozicion.

Edhe pse nuk ka një afat se kur do të nisë, ministri Panariti tha se krerët që kanë ngordhur nuk do të kompensohen me para, por me krerë të tjerë raporton Shqiptarja.

Dermatoza nodulare e gjethit është kthyer në një shqetësim për gjithë fermerët, pasi kjo sëmundje po përhapet me shpejtësi./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU