Sëmundja e gjedhit rrezikon Shqipërinë, bllokohet importi nga disa shtete

Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje e një rëndësie të lartë sepse mund të preken me shumë se 50 për qind e fermave blegtorale, prej të cilave ngordhshmëria tek kafshët e prekura mundë të arrijë deri 5 për qind. Drejtori i drejtorisë së Shërbimit Veterinar Tiranë, Edi Ferro na shpjegon se cilat janë efektet negative në shëndetin e kafshëve, por edhe dëmet e mëdha të përllogaritura në vlerë monetare. Megjithëse Sëmundja Gungore e Lëkurës nuk paraqet asnjë rrezik për njerëzit, ajo mund të prodhojë efekte të gjëra në një vend, pasi klasifikohet si sëmundje socio-ekonomike.

Si e marin kafshët këtë sëmundje?

Në përgjithësi transmetohet nëpërmjet kontakteve fizike, insekteve të ndryshme, kryesisht mushkonja, merret nga kafsha te kafsha, por edhe nëpërmjet ajrit, pjesa më e madhe, dërrmuese është nëpërmjet mushkonjave. Është shfaqur për herë të parë në 2013, në Turqi.

Cilat kafshë e marin këtë sëmundje?

Vetëm gjedhët mund ta marrin. E marin lopët dhe viçat. Ata janë më të rrezikuar. Prandaj quhet lija e gjedhit.

Ku ishin shenjat e para të përhapjes?

Është konfirmuar para 3 muajsh kjo lloj sëmundje dhe është përhapur në një pjesë të mirë të Maqedonisë, Greqisë dhe në Bullgari. Tani është afër nesh 30 km nga kufiri rumun. Greqia është e prekur tanimë pjesërisht nga kjo sëmundje. Sërbia po ashtu. Ajo ka bërë një test, i cili ka rezultuar pozitiv nga një gjedh i testuar para dy javësh. Pritet që sëmundja  të kalojë edhe në Kosovë.

A rrezikojmë që të vijë në Shqipëri?

Patjetër që po. Është e pashmangshme që do të vijë edhe në vendin tonë gjatë verës. Pritet që të kalojë në Shqipëri. Ne nuk kemi akoma asnjë rast të konfirmuar, por kemi marë të gjitha masat që të jemi të përgatitur për një rast të tillë.

Çfarë masash janë marrë? A bëhen vaksina të gjedhëve?

Jo, vaksina nuk bëhen. Ne kemi ndaluar importin vendet të cilat kanë kafshë të konfirmuara me këtë sëmundje. Pas njoftimit që morëm nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve (OIE). Kemi bërë një plan kontigjence në rastet kur sëmundja do të shfaqet. Po bëjmë gati laboratorin e  Institutit të Veterinarisë së Lartë të shtetit për të diagnostikuar sëmundje.

A mund të parandalohet?

Vetëm nëpërmjet vaksinimit. E vetmja gjë që po sensibilizojmë fermerët është që të dezinfektojnë fermat e tyre. Pra, të jenë shumë të kujdesshëm sepse sëmundja vjen nga ajri, nga mushkonjat.

Por, vitin e kaluar u ndërmor një nismë kundër mushkonjave. A nuk mund të realizohet edhe këtë vit?

Ka qenë mbarëshqiptare, por është bërë më tepër për turizmin, jo për kafshët. Ndër të tjera ne jemi duke trajnuar specialistë shqiptarë në Bullgari posaçërisht për këtë çështjes sepse ata kanë eksperiencën që prej një viti më parë.

Kur ka filluar trajnimi?

Para dy muajsh. Ne kemi kohë që e kemi marë vesh këtë çështje.

Pse nuk është lajmëruar më parë?

Nuk ishte afruar akoma në vendet fqinje. Nuk dinim si do vijonte ndaj nuk dëshironim të përhapnim panik.

Si do operohet nëse sëmundja vjen në vendin tonë?

Nësë sëmundja do të shfaqet do të ndalen tregjet e kafshëve të gjalla. Pra, do të bllokohen këto tregje për një kohë të pacaktuar. Të gjitha zonat ku do diagnostikohet sëmundja do vihet në karantinë, pra nuk do lëvizë asnjë kafshë pa kontroll veterinar.

Sa përqind e kafshëve mund të preken?

Ka një prekshmëri prej 50% të kafshëve. Ka një probabilitet ngordhshmërie prej 5 % të atyre gjedhëve që preken.

Çfarë shenjash shfaq gjedhi?

Ka si tip pucrash me kokrriza të mëdha në lëkurë të cilat qelbëzohen. E gjithë lëkura e kafshëve bëhet me kokrriza të mëdha. Kjo kafshë edhe nëse nuk ngordh është joekonomike.

A ndikon kjo te prodhimtaria?

Jashtëzakonisht po. Ndikon shumë.

A mund të konsumojmë më qumësht të këtyre gjedhëve?

Po. Kjo nuk paraqet problem. Gjithçka që konsumohet prej këtyre kafshëve nga njeriu nuk është e dëmshme

A prek njerëzit?

Absolutisht jo. Sëmundja nuk kalon nga kafsha te njeriu. Kjo shkakton dëm ekonomik për fermerin dhe shtetin, por nuk prek shëndetin e njeriut.

Ku janë dëmet?

Tek kafshët. Dhe janë shumë të mëdha. Nëse sëmundja do ketë prekshmëri të madhe dëmet mund të shkojnë në 1 milionë euro. Sot, Maqedonia ka therur 700 kafshë me këtë sëmundje.

A do ketë kompensime për fermerët më tej?

Po do të ketë kompensime në vlerë monetare, të përllogaritura në 100.000 lekë për krerë. Maqedonia deri më sot ka demshpërblyer fermerët për 300 krerët e prekur. Megjithatë nëse ne do të kishim vaksina do e parandalonim. Por është e shtrenjtë. Kushton rreth dy euro për krerë.

A paguan fermeri për këtë vaksinë?

Jo, e paguan shteti. Ne i kemi bërë një kërkese Bashkimit Europian për të patur një buxhet financiar prej tyre, më specifikisht kemi kërkuar të kemi bazën materiale, pra vaksinat. Më tej puna veterinare do të mbështetet nga shteti jonë. Fondi i përllogaritur për veterinerin në vitin 2016 nuk i parashikon këto shpenzime, ndërsa ligji e thotë që duhet të kemi një fond shtesë.

A nuk i kemi në Shqipëri aktualisht këto vaksina?

Jo, ato prodhohen vetëm në Afrikën e Jugut. Por, shumë shtete janë duke e kërkuar këtë vaksinë. Ne thjesht jemi duke përgatitur dokumentacionin për ta patur.

A ka kontrolle në pikat kufitare?

Patjetër që ka. Veterinerët nëpër dogana bëjnë kontrollin e dokumentacionit të kafshës, nga ka ardhur, matrikullimi, certifikata etj.

Në cilat pika kufitare është duke u bërë kontroll?

Në Kakavijë. Aktualisht ne  importojmë viça nga Greqia.

A mund të përsëritet sërish sëmundja më vonë?

Probabiliteti është që po. Ndaj shteti duhet të akordojë një buxhet emergjence për të tilla raste.

Sa është fondi që kërkoni?

Përafërsisht rreth 700 mijë euro për të plotësuar kërkesat. Në gjithë Shqipërinë rriten rreth 300 000 gjedhë, por nuk e dimë se kush do të preket.

Kur kafsha e mer këtë sëmundje si veprohet?

Shërbimi veterinar merr mostra dhe nëse sëmundja është pozitive, kafsha merret, theret dhe groposet.

AKU, produktet e ushqimit janë të sigurta

Nisur nga lajmet e ditëve të fundit, për probleme të supozuara me disa produkte ushqimore në Shqipëri, siç janë Benzoali në industrinë e përpunimit të qumështit dhe konservuesit në industrinë epërpunimit të mishit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët shqiptarë se të gjitha produktet ushqimore kontrollohen në mënyrë rigoroze.

Lidhur mbi praninë e supozuar të shtesave kimike në trajtë stimulantesh në mish dhe i konservuesit Benzoal në qumësht, AKU shprehet, se nuk përdoren dhe nuk ka prani të këtyre lëndëve në prodhimet vendase. Prodhimi gjurmohet dhe kontrollohet që në origjinë dhe deri sa mbërrin te konsumatori. Prodhimet e importuara i nënshtrohen një kontrolli rigoroz të prejardhjes, si dhe kryhen analiza periodike të sigurisë dhe cilësisë. Në vendet e BE,në vitin 2006, me ndalimin e një grupi të caktuar produktesh mjeksore Veterinare, si Tirostatiket, Betaagonistët dhe Somatotropinat ku hyn dhe hormone boldomex (i cili bën pjesë në grupin e tirostatikëve), edhe në Shqipëri u ndalua përdorimi i këtij produkti.

Xhensila Demollaj

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU