Sekuestrohet arsenal armësh në Kosovë, tre serbë në pranga

Policia e Kosovës ka zbuluar sot një sasi të madhe armatimi dhe municioni në fshatin Ranillug. Gjatë këtij operacioni, ku janë sekuestruar edhe para të gatshme, janë arrestuar tre serbë.

Referuar informacioneve dhe rezultatit hetimor të policisë, sot sipas planit operativ të quajtur “MORAVA”, dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente është vepruar në teren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar të nacionalitetit serb, përcjell tg.

Mësohet se janë sekuestruar një pushkë mitraloz (PM) M 84 me 182 fishek cal 7.62 mm, një armë AK 47 me katër karikator me 16 fishek cal 7.62 mm, një tytë trombllonike, një arkë e mbyllur me municion (1200 fishek) cal 7.62 mm, një pushkë gjuetie me 23 fishekë, dy thika luftarake, 29,170 (njëzet e nënte mijë e njëqind e shtatëdhjetë ) Franga CH, 5,000 ( pesë mije) dollarë amerikan, 7,720 ( shtatë mijë e shtatëqind e njëzet) euro./a.ç
para1

 

para2

para3

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU