Sekuestrohen rreth 100 kg drogë në autobusin Sarandë-Athinë

Kapet me drogë autobusi i linjës Sarandë-Athinë. Autobusi është ndaluar nga policia greke sapo ka kaluar Kakavijën në vendin e quajtur Kallpaq. Në pranga ka rënë shoferi shqiptar 34 vjeç.

Në bagazhin e autobusit janë gjetur 2 çanta që përmbanin 16 pako me 97 kg 750 gram marijuanë. Po kështu u sekuestruan 955 euro, 2 dollarë, leje qarkullimi, 2 celularë. Mësohet se autobusi është në pronësi të një kompanie shqiptare.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU