Sekuestrohen 4 thasë me kanabis, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi në magazinën jashtë banesës së tij është gjetur 19 kilogramë kanabis.

Në pranga ka rënë Pavlo Ndreca, i cili sasinë e drogës e kishte futur në 4 qese plasmani.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU