Sekuestrohen 3 tonë metrazhe kontrabandë në Elbasan

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një kamion me metrazhe rreth 3 ton, me dyshimin se është futur kontrabandë në pikën kufitare Tre Urat në Përmet.

Në pranga është vënë transportuesi i mallit kontrabandë dhe është  proçeduar doganieri me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”

“Në pranga u vu Petrit Abedini, 58 vjeç banues në Tepelenë pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu” në unazën e qytetit, u kap në flagrancë me një kamion duke tregëtuar mallra të ndryshme dhe duke shkarkuar  mallra në një furgon, pa dokumentacion përkatës.

Grupi hetimor, pas verifikimeve të para hetimore, sekuestroi kamionin të ngarkuar me metrazhe me 2000 kg pëlhurë (astarë) të reja dhe 960 kg mallra të ndryshme që dyshohen të jenë futur kontabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet”, sqaron policia.

Ndërkohë Krimi Ekonomik dhe Financiar në  Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër  ku ka filluar proçedimi penal ndaj shtetasit A.I., 33 vjeç banues në Përmet me detyrë doganier në Degën Doganore Tre Urat Përmet.

“Proçedimi ndaj tij filloi pasi më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në kamionin që drejtohej nga shtetasi Petrit Abedini, i cili gjatë ditës së djeshme është arrestuar nga Policia e Elbasanit me konfeksione të dyshuara kontrabandë”, sqaroi policia.

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”  parashikuar nga nenet 175 dhe 248 të Kodit Penal.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU