Sekuestrohen 2.5 kg heroinë, armë e municione, tre persona në pranga

Policia ka finalizuar një superaksion në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi prej 2.5 kilogramësh heroinë, armë zjarri dhe municione. Tre persona kanë rënë në prangat e uniformave blu.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetave:

– Luan Çela , 44 vjeç, banues në Tiranë.

– Romeo Ramadani, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Kujtim Laro” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targë AA 821 OG, me drejtues shtetasin Luan Çela dhe pasagjer shtetasin Romeo Ramdani, është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjella me natriban.

Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :

– 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”
– Automjet
-1 shot Gun
-1 armë gjahu
– 16 fishekë arme gjahu
– dylbinj
– fishek arme zjarri kaliber 7.62 mm
– 45 fishekë manovre

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e “Astirit” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Mario Menga, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve L. Ç., R. R., dhe A. D., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe i municionit e kryer në bashkëpunim“, dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 283/2 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin M. M., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit luftarak”, parashikuar nga 278 i Kodit Penal./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU