Sekuestrohen 190 kg marijuanë në Lezhë, arrestohen 4 persona

Në kuadër të aksionit të goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike policia e Lezhës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Horizont”.

Si rezultat i tij goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike u sekuestruan në total 190 kg lëndë narkotike marijuanë, ndërsa u vunë në pranga 4 shtetas si dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Në Kurbin , u arrestuan 3 shtetas , 1shtetas  u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.

Në Lezhë  u arrestua 1 shtetas si dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.

Me datë 18.05.2017, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore  të mirëorganizuar , u finalizua me sukses operacioni i gjerë  antidrogë në rang Qarku i koduar “Horizont ” .

Si rezultat i tij u goditen 2  raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Konkretisht :

Në  Kurbin , në vendin e quajtur Fushë – Mamurras ,  u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar  ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg.

U arrestuan në flagrancë të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike ,  3 shtetasit :

– Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë

-Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë

– Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor  si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në  Lezhë , në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e shtetasit Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë  si posedues i saj.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU