Sekuestrohen 17 ha tokë në Jalë e përfituar me dokumente false, pranga 56-vjeçarit

Polciia e Vlorës ka arrestuar një 56-vjeçar i cili nëpërmjet falsifikimit kishte përvetësuar një sipërfaqe toke prej 17 mijë metrash katrorë në bregdet. Në pranga ra shtetasi Murat Hysenaj. Sipërfaqja e tokës me vlerë 1.7 milionë euro ndodhej në zonën e Vunoit dhe jalës.

Detajet:

Policia ka finalizuar me sukses Operacionin e koduar “JALI” !

Sekuestrohet një sipërfaqe toke në fshatin Vuno dhe Jalë.

Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim:

–  Murat Hysenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të procedimit penal Nr.1802/2016, ditën e sotme u bë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve  të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

(Neni 186/2 dhe 287/a,c të Kodit Penal).

Mbi bazën e këtij operacioni, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.

Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 1.7 milion euro.

Gjithashtu, për veprat penale të mësipërme, shtetasit Murat Hysenaj i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU