Seks në këmbim të apartamentit pa qira, gazetarja: Ishte sa babai im…

Të bësh kompromise për të jetuar në një shtëpi me qera… falas. Duket se disa pronarë banesash, kur kërkojnë qiramarrës u vënë në këmbim disa kushte, ka nga ata që kërkojnë seks në këmbim të një strehe.

Denoncimi vjen nga Liverpool, ku gazetaria angleze Emilia Bona, 24 vjeçe, iu përgjigj një njoftimi online për apartament me qera, ku mori një propozim të papërshtatshëm.

“I zoti i shtëpisë ma ofronte apartamentin falas dhe në këmbim duhet të shkoja me të dy herë në javë”, tregon vajza për mediat angleze.

Duket si një tendencë shumë e përhapur, ku dy nga meshkujt e kontaktuar, propozonin “sex flat”, ose apartament në këmbim të seksit, pavarësisht se ishin të martuar.

Emilia denoncoi saktësisht atë që iu tha, “Dua një zonjushë që të jetoj në apartament, të mos paguajë asnjë qera, por të më takojë dy herë në javë dhe të bëjmë seks si të çmendur”.

Ajo shtoi më tej se një prej tyre quhej Dave dhe është në moshë sa babai i saj.

Madje ai i kishte rrëfyer 24-vjeçares, se kërkon të bëjë me femrat e tjera, atë që nuk bën me të shoqen, shkruan noa.al.

Denoncimi i 24-vjeçares, bëri që nga ana e autoriteteve të nisi një hetim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU