Seks me kolegët për festat? 4 në 10 persona e bëjnë…

Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk janë vetëm kohë festimesh dhe lojërash në familje. Kjo pasi sipas studimeve 4 persona në 10 bëjnë tjetër gjë, thënë ndryshe, seks mes kolegëve. Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim i zhvilluar në Britaninë e Madhe, i drejtuar nga Ann Summers, linjë të brendshmesh dhe lojërash seksi, ku në humultim u pyetën 2 mijë persona, lidhur me sjelljet e tyre në festat e fundvitit.

Objektivi ishte të zbulohej se në cilin profesion ishin më të shpeshta mundësitë për raporte të nxehta mes kolegëve. Nga studimi rezultoi se, 39% e personave pranuan se kishin bërë seks me një koleg gjatë festës së organizuar për fundvit, ndërsa 50% pranuan se kishin puthur një koleg të punës.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Mirror”, vendi më i privilegjuar për raporte të tilla është parkimi i punës për 25% të të pyeturve, për 21% salla e mbledhjes, për 18% dhoma e zhveshjes apo magazina, për 16% dhoma e drejtorit dhe për 15% tavolina e punës.
Ndërkohë një në pesë pranuan se ishin ndjerë në siklet, pasi kishin përfunduar të dehur në festë.
Sa i takon profesioneve më të pritura për raporte të tilla në vend të parë janë ata të sektorit IT (Information technology) me 76%; të ndjekur nga avokatët me 74%, më tej burimet njerëzore, financa, marketingu dhe arsimi.GazetaExpress

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU