Seanca pa opozitën, PS rrëzon dekretin e Metës për lojërat e fatit

Ashtu siç ishte parlajmëruar në Komsionin e Ekonomisë, Parlamenti ka rrëzuar vetëm e votat e maxhorancës dekretin e presidentit Meta për ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat.

Dekreti i presidentit për tatimin mbi të ardhurat është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër.

Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.

Ndryshe nga ky arsyetim i Presidentit në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, ministri Arben Ahmetaj sqaroi se ligji nuk ndryshon tatimin mbi fitimin për kompanitë e basteve, por rrit taksimin për Lotarinë Kombëtare, duke e çuar nga 10 në 15%.

Gjithashtu, deputetët e PS kanë miratuar edhe ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve.

Opozita ka bojkotuar punimet e Kuvendit për herë të tretë radhazi duke mos marrë pjesë në asnjë seacë plenare që nga nisja e sesionit të ri parlamentar.

Basha, Kryemadhi dhe aleatët u mblodhën sot në Durrës, pas dy takimeve të quajtura prej tyre të ‘jashtëzakonshme’ në Shkodër dhe Elbasan.

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU