Schulz në fillim të janarit nis negociatat me Merkel për formimin e një qeverie së re

epa05759362 (FILE) - A file picture dated 23 October 2014 shows German Chancellor Angela Merkel (R) and the President of the European Parliament, Martin Schulz (L) talk prior to the start of the EU Summit at the EU Council headquaters in Brussels, Belgium. Schulz on 29 January 2017 was officially nominated by the Social Democrats (SPD) party chair as SPD's as top candidate to take on Chancellor Merkel in German general elections in September 2017. He is scheduled to be elected as party chairman during a extraordinary party confention in March. EPA/OLIVIER HOSLET

Në fillim të janarit të 2018 do të nisin negociatat mes Socialdemokratëve dhe Unionit Kristiandemokrat për formimin e një qeverie të re në Gjermani. Njoftimi është bërë nga Martin Schulz, i cili nënvizoi se do të paraqitet në negociata me “shpirtin e hapur dhe konstruktiv”.

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, “SPD” ka vendosur të hapë negociatat paraprake me Unionin Kristiandemokrat “CDU” të Angela Merkel, për të formuar një tjetër “koalicion të madh”. Forca politike e drejtuar nga Martin Schulz nënvizoi se dëshiron të mbajë të hapur mundësinë e një “koalicioni të bashkëpunimit më të butë”, ndërsa CDU është mbi të gjitha e interesuar për formimin e një koalicioni të madh.

Njoftimi është bërë nga vetë kreu i socialdemokratëve nga selia qendrore e SPD në Berlin, pas një samiti të komisionit të kësaj force politike.

“Do të paraqitemi në negociata me shpirtin e hapur dhe konstruktiv”, tha Schulz në konferencë përpara se të njoftonte se negociatat do të nisin në fillim të janarit.

Socialdemokratët do të zhvillojnë me 14 janar një kongres partiak, në të cilin do të votohet për rezultatet e bisedimeve eksploruese. Schulz ka njoftuar se do të takohet së shpejti me kancelaren Merkel, së bashku me liderë të tjerë të CDU’së dhe SPD’së, përpara se të diskutojnë për formën që do të marrin negociatat.

“CDU e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht. Edhe ne e konsiderojmë në këtë mënyrë”, tha Shulc. Ndërsa më tej nënvizoi që ka modele të ndryshme për të formuar një qeveri të qëndrueshme, duke lënë të kuptohet se në bisedime nuk do të diskutohet vetëm mundësia e koalicionit të madh.

Që prej 24 shtatorit, Gjermania ndodhet në një ngërç politik. Këto bisedime janë shpresa e vetme e Merkel për të qëndruar në pushtet edhe për nja mandat të katërt, pas dështimit të bisedimeve për koalicionin me Ambientalistët dhe Liberalët.

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU