Schulz kundër bojkotit të PD, bën thirrje për dialog politik gjatë takimit me Nishanin

Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar pasditen e sotme një konferencë të përbashkët me kreun e Parlamentit Europian.

Gjatë gjalës së tij, Nishani tha se Shqipëria i është mirënjohëse Be-së për vëmendjen që tregon ndaj saj. Ndërkohë, Martin Schulz theksoi se vendi ynë është një komb me histori të madhe. Sipas tij, dialogu politik është i rëndësishëm, ndërsa tha se europianët kanë dëgjuar fjalë kurajoze për Shqipërinë.

“Falënderoj presidentin për bisedën dhe shkëmbimin e përvojave, si dhe fokusin tek rëndësia e reformave. Dialogu parlamentar në vend është shumë i rëndësishëm. Elementët e luftës kundër terrorizmit, çështja e sigurisë, roli i vendit në marrëdhëniet me rajonin dhe BE. Këto mendoj se janë në rrugë të mirë” – tha ndër të tjera Schulz.

Deklarata e Schulz për dialog politik vjen gjatë kohës që Partia Demokratike ka bojkotuar punimet e Kuvendit, komisionet dhe tryezat për reformat e rëndësishme që BE ka diktuar për Shqipërinë si kusht për anëtarësim.

Nishani ndodhet prej dy ditësh në Bruksel ku pritet të takohet edhe me drejtues të lartë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. / javanews.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU