Saunders: Liverpool duhet ta shesë Coutinhon

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Deam Saunders thotë se gjigandi anglez duhet të transferojë pesë futbollistë të rinj gjatë verës se ardhshme, transmeton Zëri.info.

Saunders thotë se Liverpooli duhet ta shesë Philippe Coutinhon për 130 milionë funte dhe të investojë para në mbrojtje.

“Nëse Liverpooli dëshiron të fitojë trofe, nëse duan të kalojnë në nivelin tjetër, ata duhet të përforcojnë mbrojtjen.

Një nga mënyrat është që ta shesin Coutinhon për 130 milionë gjatë verës së ardhshme dhe të blejnë tre mbrojtës të rinj dhe një mesfushor qendror, ndoshta edhe një portier gjithashtu”, deklaroi Saunders. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU