Sassuolo e ka befasuar Interin entuziast duke e mposhtur minimalisht në ndeshjen e tyre hapëse në edicionin e ri 2018/19 të kampionatit italian në Stadiumin Olimpik në Reggio Emilia.
Torino ishte nikoqire e Interit entuziast, pas përforcimeve të mëdha verore, në kuadër të ndeshjes së xhiros së parë të Serisë A, duke e mposhtur 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Domenico Berardi nga penalltia, raporton Gazeta Express.Sassuolo tregoi qëllimi e saj prej fishkëllimës së parë të gjyqtarit, duke nisur sulmet drejt portës së Samir Handanovicit pa rresht.
Mundi i vendasve u shpagua kur Berardi u tregua i saktë nga penalltia, të cilën e kishte shkaktuar Miranda kur akrepat shënonin gjysmë ore lojë.Interi arriti ta rimarrë veten më pas, por pa mundur ta tregojë forcën ndaj një Sassuolo kokëfortë.Interi rastin më të mirë e pati me Matteo Politanon, që pas një depërtimi të mirë nga krahu, gjuajti larg portës pas një ore lojë.
Sassuoli ishte shumë pranë golit të dytë, kur Kevin Prince Boateng e qëlloi shtyllën gjashtë minuta më pas.Zikaltrit patën mundësi ta barazonin rezultatin goditja e Stefan De Vrij u prit për mrekulli nga portieri kundërshtar në minutën e parë të kohës shtesë.
Kështu, Interi e nis kampionatin e ri me humbje 1-0 në udhëtim, ndër Sassuolo arkëton tri pikë të plota. (b.an)