Sarandë/ Prangoset 42-vjeçari, ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për 8 vjedhje

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, është vendosur këtë të mërkurë në pranga për vjedhje. Bëhet fjalë për personin me inicialet Y.Gj., banues në fshatin Çukë të Sarandës. Ndalimi i 42-vjeçarit erdhi për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar për të më datë 28 nëntor të këtij viti masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”. Y.GJ. dyshohet se është autor i 8 vjedhjeve në fshatin Çukë të Sarandës dhe konkretisht:

-Më datë 25.09.2018 është vjedhur banesa e personit me iniciale B.C.

-Më datë 02.07.2018 është vjedhur banesa e personit me iniciale Q.R.

-Më datë 31.07.2018 është vjedhur banesa e personit me iniciale K.P.

-Më datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e personit me iniciale K.L.

-Më datë 12.06.2018 është vjedhur banesa e personit me iniciale T.S.

-Më datë 24.06.2018 është vjedhur banesa e personit me iniciale P.T.

-Më datë 06.03.2018 është vjedhur banesa e personit me iniciale R.R.

-Më datë 23.03.2018 është vjedhur banesa e personit me iniciale M.O.

Shtetasi Y.GJ. dyshohet se ka vjedhur nga banesat e personave të sipërpërmendur kryesisht orendi shtëpiake./a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU