SARANDË/ Batërdi me lejet, kallëzohen penalisht kryetarja dhe ish-kryetari i Bashkisë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka. IKMT e akuzon kryebashkiaken e PS për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’.

Së bashku me Kokën, janë kallëzuar penalisht edhe ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, dhe ish-shefi i Urbanistikës, Panajot Gunari. Sipas IKMT, këta zyrtarë kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin për ndërtimin e një kompleksi multifunksional në zonën bregdetare.

Njoftimi i IKMT

“Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU