Sarandë, arrestohet turisti italian, kishte mbushur autokamperin plot me kanabis

Kapet një tjetër sasi e madhe me kanabis në jug të vendit. Policia ka bllokuar në Qafën e Gjashtës në Sarandë një autokamper, i cili drejtohej nga një turist italian. Agjentët dyshonin se ai kishte fshehur drogë, prandaj e shoqëruan automjetin në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner. Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e autokamperit ishte fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate.

Policia ka vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli, 36 vjeç. Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia për ngjarjen, si dhe nuk dihet ku e kishte ngarkuar makinën me drogë 36-vjeçari.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU