Sapo u inaugurua, vidhet linja e ndriçimit të aksit turistik Lin-Pogradec

Vetëm pak ditë nga inaugurimi i aksit turistik Lin-Pogradec, është vjedhur linja e ndriçimit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Raportohet se janë vjedhur dhjetëra metra kabëll në këtë aks të inauguruar vetëm para pak ditësh nga ministri Damian Gjiknuri.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU