Sandër Lleshi zv.ministër i Brendshëm, Kuvendi voton nesër largimin e Xhafajt

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit të Brendshëm, duke sfiduar kështu presidentin e vendit Ilir Meta, i cili refuzoi të dekretojë Lleshin si zëvendës të Xhafajt, megjithëse nuk dha asnjë argument ligjor, duke shkelur edhe kushtetutën e vendit.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit të PS, ndërsa është vendosur edhe thirrja e një seance të jashtëzakonshme për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri Rama në përfundim të mbledhjes së grupit të PS, i cili pati edhe një paralajmërim: Nuk mbaron me kaq…

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm.

Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq.

Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00″ – shkruan Rama.

Mësohet se Sander Lleshi do të emërohet zv/ministër i brendshëm, më pas Rama do t’i japë kompetencat e ministrit.

Vendimi i Ramës për emërimin si zv/ministër të Sandër Lleshit, vjen një ditë pas takimit me Presidentin Ilir Meta.

Kështu kryeministrin ka nxjerrë jashtë loje presidentin, i cili me mosdekretimin e Lleshajt ka krijuar një precedent të rrezikshëm, për herë të parë në Shqipëri.

Javanews.al/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU