Sanchez dëshiron të veshë fanellën e bardhë. Ai ka kërkuar të transferohet në “Santiago Bernabeu”. Alexis Sanchez ka kohë që e sheh vetën larg Arsenalit dhe tani i ka kërkuar agjentit që t’i gjejë një vend në Real Madrid, raporton Don Balon, transmeton Gazeta Express.
Kiliani vazhdon ta refuzojë kontratën me klubin nga Emirates Stadium dhe mund të shitet në janar për të mos e humbur atë gjatë verës me parametra zero (pa asnjë cent).
Sanchez mund të luajë në Ligën e Kampionëve pasi Arsenali është në Europa League, kjo mund ta shtyjë Zinedine Zidanin që ta blejë ishin e Barcelonës, duke e parë edhe formën aspak të mirë të Karim Benzemas.
Raportohej se Manchester City është afër transferimit të kilianit, por ish-sulmuesi i Barcelonës tani e preferon kthimin në Spanjë, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)