Samsung po bën gati një model të ri të versionit Galaxy Grand

uajin e kaluar ishte thënë se Samsung është duke punuar në një model të ri të telefonit, të cilin e ka koduar me shifrën SM-G5510.

Ky model me sa duket do të jetë një pasardhës i Galaxy Grand (SM-G5500) me specifikimet që përfshijnë një ekran me 5-inç në HD, procesorin Snapdragon 425 me 2GB RAM, hapësirë të brendshme me 16GB, si dhe një kamerë të pasme me 12MP, ndërkaq në anën e përparme kamerën me 5MP.

Tani në faqen indiane të importit u zbulua se ky model është atje për testim dhe vlerësim.

TENAA – ekuivalenti i FCC nga Kina – ka vërtetuar tashmë se SM-G5510 ekziston. Ky hap merret zakonisht si një tregues se një pajisje e përfolur është e vërtetë dhe se ajo do të jetë në të ardhmen e afërt në treg.

Ky model duket se do të hyjë në kategorinë e telefonave mesatar në Android nga Samsung, kështu që nuk pritet ndonjë gjë shumë të jashtëzakonshme. Samsung ende nuk e ka konfirmuar çmimin apo ekzistencën e SM-G5510./telegrafi/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU