Samsung Galaxy S7 doli në treg, ja sa kushton

Pasi u bënë në dispozicion për t’u porositur, dy celularët e rinj të Samsung – Galaxy S7 dhe S7 Edge, do të fillojnë të shiten dhe t’iu dërgohen klientëve të hënën.

Siç edhe raportohet nga Samsung, celularët e rinj do të fillojnë të paketohen këtë të hënë, më 29 shkurt.

Me fjalë të tjera, celularët kanë qenë në dispozicion për t’u porositur qysh pas prezantimit zyrtar, por askush nuk ka qenë në gjendje që t’i marrë ata deri më tani, transmeton Gazeta Express.

Dy celularët e rinj pritet të bëjnë revolucion në Samsung, për shkak të veçorive të mahnitshme që mbështesin – të tilla si rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit.

Galaxy S7 do të kushton $670 dhe Galaxy S7 Edge $780. Që të dy celularët vijnë me hapësirë interne prej 32GB.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU