Samsung Galaxy S6 shpallet telefoni i vitit të shkuar

Samsung Galaxy S6 është cilësuar si telefoni i vitit për 2015-ën. Në një sondazh të hapur nga uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena, telefoni inteligjent Galaxy S6 ka marrë një të tretën e votave të lexuesve të kësaj faqe.

Lexuesit duhet të votonin për një nga telefonat më të mirë inteligjentë të krijuar gjatë këtij viti, si iPhone 6s, LG G4, Sony Xperia Z5 etj. 34% të votave i ka marrë Galaxy S6 i Samsung-ut, ndërsa pas tij është Apple iPhone 6s me 19% të votave. Me vetëm 1% më pak, në vend të tretë është Sony Xperia Z5.

LG G4 është në vend të katërt me 10% të votave, ndërsa pas tij është Microsoft Lumia 950 me 8% të votave. LG Nexus 5X, Huawei P8 dhe HTC One M9+ Supreme Camera kanë marrë 11% të votave të mbetura, ku dy telefonat e parë kanë marrë nga 4% të votave, ndërsa HTC One M9+ Supreme Camera është në vend të fundit me 3% të votave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU