Sallatë spinaqi

Përbërësit:

▪ 150 gr spinaq
▪ 1 kërpudhë e freskët
▪ 1 spec i kuq
▪ 20 gr djathë
▪ vaj farash luledielli
▪ mustardë
▪ uthull molle

Përgatitja:

Spinaqi i freskët lahet dhe ftohet.

Kërpudha e freskët pritet në feta.

Speci i kuq i pjekur, i qëruar dhe i marinuar kombinohet duke u lyer me vaj farash luledielli, mustardë dhe uthull molle.

Sallata dekorohet nga lart me djathë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU