Deputetja e PS, Elisa Spiropali ka folur rreth çështjes Babale. Ajo ka deklaruar se i vjen keq për Salianjin, pasi mund të shkojë në burg.
Denis Dyrnjaja: Jemi në momentin kur deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mund të shkojë në burg, nëse provat që ai përcjell publikisht janë të pavërteta; ose jemi në momentin kur kreu i grupit parlamentar socialist dhe të tjerë mund të shkojnë në burg.
Spiropali: Unë jam dakord me ju, dikush duhet të paguajë deri në fund. Duhet të përgjigjet për faktin që e ka bombarduar opinionin publik me këto fakte të rënda. Mua më vjen keq për deputetin Salianji, pasi e para është një deputet i ri. Unë do të doja që përballë të kishim deputetë të ri që garojnë me ide dhe alternativa, të cilët janë pjesë e ndryshimit edhe brenda forcave të tyre politike. Por që një deputet i ri, apo kushdo tjetër, të përfshihet në një ngjarje të tillë kaq të rëndë, atëherë dikush duhet të përgjigjet. Kësaj ngjarje i duhet shkuar deri në fund, në mënyrë që në të ardhmen, askush të mos guxojë më të luajë në terrenin e deformimeve kaq të rënda, por të garojë me ide dhe vizion.
a.ç