Në përfundim të negociatave të gjata, kryeministri Rama është drejtuar për te ABA Center, ku ndodhet një restorant që e frekuenton.
Por aty ndodhet edhe zyra e Sali Berishës.
E pikërisht me këtë të fundit, ai është shkëmbyer nëpër shkallë.
Burime zyrtare prane ish- kryeministrit Berisha i treguan Panoramas edhe një pjesë të bisedës së tyre.
Edi Rama: Sali, mire Sali?!…
Sali Berisha: Vazhdo, vazhdo…
Edi Rama në telefon dikujt: Sorry, i just met mr. Berisha (më falni, sapo takova z.Berisha)
Sali Berisha: Po po, met met… (po po, tako, tako)
/a.m.