Sali Berisha: Azem Hajdarin e ekzekutoi shteti me uniforma

TIRANE- Në Simpozium “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, në kuadër të 20-vjetorit të vrasjes së deputetit të PD-së Azem Hajdari, nuk mund të mungonte edhe fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa e cilësoi Hajdarin lider epokal, Berisha tha se është joreale që të mendosh që Azemi nuk kishte armiq. Ai tha se Hajdari u vra nga shteti me uniformë.

“Azem Hajdari ishte një lider epokal. Ai u ekzekutua nga shteti me uniforma. Por është joreale te mendosh se Azemi nuk kishte armiq. Azemi ishte një tribun ne çështjen kombëtare”, tha Berisha, ndërsa nuk nguroi që ta mbyllte: “Azem ti je gjallë”.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU