Salah teston krahun e lënduar, por nuk dihet nëse do luajë

Mohamed Salahu është i vendosur që të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Egjiptit në botërorin që mbahet në Rusi dhe për këtë ka bërë disa testime të krahut që e lëndoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ai ende nuk ka stërvitur me ekipin e përfaqësueses, por është në listën e 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në botëror me Egjiptin.

Salahu është parë në Akhmat Arena në Grozny duke stërvitur i vetëm, por ka pasur vetëm teste të lehta të krahut, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU