Ruud Gullit kryqëzon PSG ose me saktë zgjedhjet e teknikut të skuadrës pariziene. Gullit në deklaratat e tij nuk ka qenë kurrë banal, ndaj dhe prononcimi i ish lojtarit merr vemendje.
Gullit kritikon pikërisht bashkëjetesën e vështirë të Neymar e Mbappé në këtë organikë duke i cilësuar ata të papërputhshëm me njëri tjetrin, madje dhe të dëmshëm për grupin.
Deklarata e tij për revistën Bein Sport tingëllon si një paradoks, por humbja 3:2 në Anfield vjen si një konfirmim i kritikës i së tij. Problemi sipas Gullit, qëndron pikërisht në menaxhimin e situatës teknike nga ana e Tuchel.
“Shpresoj që Tuchel t’i kërkojë Neymar-it të punojë më shumë me skuadrën pasi aktualisht po e bën shumë pak. Nga ana tjetër Mbappé ka patur një impakt të madh në ekip por ai bashkë me Neymar në fushë rrezikojnë që t’i krijojnë probleme skuadrës në fazën mbrojtëse.
Diçka e tillë një tekniku si Guardiola psh nuk do t’i ndodhte kurrë. Mjafton të kujtosh se pas rezultatit 3:0 Pep, iu hoqi dhe ditën e pushimit lojtarëve të tij sepse nuk ishte i kënaqur me përkthimin taktik të ndeshjes dhe kjo është rruga qe të çon në fitore. Neymar di dhe është në gjendje të fitojë por varet shumë edhe nga faktori trajner dhe forca e imponimit që duhet të ketë Tuchel”.
Gjithsesi pyetja që shtohet është nëse ka vërtet tekniku forcë t’i imponohet dy prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe më të kushtueshëm në botë. Në të njëjtin mendim është edhe Jean Pierre Papin, fitues i Topit të Artë në 1991-in dhe kampion Europe në 1994-ën. Edhe Papin u prononcua pas humbjes së PSG ndaj Liverpoolit në duke deklaruar se në futbollin modern, nuk mund të fitohet nëse sulmuesit nuk bëjnë përpjekje minimale për të kthyer më mbrapa nga ku do ta kishin më të lehtë të fillonin kundërsulmet, përgatiti Bota Sot. (b.an)