Rusia 2018 / Messi shpreson të evitojë Spanjën në turin e parë

Kapiteni i Argjenines, Lionel Messi, shpreson te evitoje Spanjen ne turin e pare te Kupes se boets  ne Rusi veren e ardhshme, nje kompeticion, ku sipas tij, Brazili, Gjermania dhe Franca jane mes favoriteve kryesore dhe rivale te Argjentines.

“Kandidatet? Spanja, Brazili, Gjermania…Franca. Mendoj se per momentin keto jane seleksionet qe me kane bere me shume pershtypje, pasi kane dhe shume kualitete”, deklaroi te merkuren per TyC Sports argjentinasi qe nga Moska, ku seleksioni i tij do te ndeshet me Rusine te shtunen ne nje ndeshje miqesore.

Gjate shortit (me 1 dhjetor), “shpresojme qe te mos perballemi me Spanjen ne turin e pare, pasi eshte nje rival i veshtire”, ka theksuar Messi. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU