Rusi-Turqi-Iran marrëveshje për dislokim forcash në Siri

Rusia dhe Irani aleatë të Damaskut, si dhe Turqia që mbështet rebelët, njoftuan sot në Astana për arritjen marrëveshjes për të dislokuar së bashku forca paqeruajtëse në zonën e konfliktit në Idleb, në veriperëndim të Sirisë.

“Këto tre vende do të dislokojnë forca të kontrollit të situatës së tensionuar në rajonin e Idlebit dhe në disa zona të rajoneve Lattakie, Hamas dhe Alepo”, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar në përfundim të bisedimeve dy ditore në kryeqytetin e Kazakistanit.

Këto forca do të kenë si mision parandalimin e incidenteve dhe konfrontimeve mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve rebelë që kontrollojnë pjesën më të madhe të rajonit të Idlebit, në kufi me Turqinë dhe shumë pranë provincës Latakie, një bastion i regjimit.

Qyteti i Idlebit në fund të muajit korrik kaloi nën kontrollin e xhihadistëve të ish-degës së Al-Kaedës në Siri, pas tërheqjes së një grupi rebel rival./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU