Rusi 2018, Putin: I kemi hapur zemrën botës

Mungojnë vetëm pak ditë nga starti i shumëpritur i turneut më të rëndësishëm të futbollit për kombëtare, dhe në Rusi janë të bindur se do të organizojnë botërorin më të mirë ndonjëherë.

Presidenti Vladimir Putin i dha mirëpritjen tifozëve dhe 32 ekipeve finaliste me një video mesazh nga Kremlini.

“Me një gëzim shumë të madh po presim përfaqësueset e familjes së madhe të futbollit dhe duam që ky botëror të jetë plot emocione dhe pasion. Rusia i ka hapur zemrën botës”, tha Putin.

Sprinti për turneun mitik do të nisë në 14 qershor me sfidën e hapjes e do të mbyllet me dy skuadrat finaliste mbrëmjen epike të 15 qershorit në Luzhniki Stedium, të Moskës.

“Kemi bërë më të mirën që të garantojmë miqtë tanë që të ndihen si në shtëpi. Shpresoj që ekipet dhe tifozët të kenë një eksperiencë të paharrueshme jo vetëm duke parë ndeshjet, por duke njohur Rusinë, identitetin dhe kulturën tonë, historinë unike dhe diversitetin gjeografik”, tha Putin.

Ndeshja hapëse e botërorit do të luhet në Moskë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU