Rumenige: Jemi befasuar me transferimin e Ronaldos te Juventus

Shefi i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge është befasuar me blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventusi për 112 milionë euro derisa ka thënë se “ne kurrë nuk do ti investonin 33 vjeçare”.

Juve theu rekordin në Itali duke nënshkruar me Ronaldon nga Real Madridi, pavarësisht se portugezi mbushi 33 vjeç në fillim të këtij viti, por Rummenigge mendon se transferi “ka kuptim” për Juventusin, megjithatë ai ka thënë se klubi ka gabuar që ka shpenzuar kaq shumë.

“Nëse çmimet po rriten faji kryesor mbetet Manchester City dhe Paris Saint – Germaini”, tha ish sulmuesi i Interi, tani CEO i gjigantëve gjerman për Merkur.“Ronaldo?

Isha i befasuar nga faktoi që Andrea Agnelli vendosi ta bëj këtë marrëveshje, por nga pike vështrimi i im ka kuptim.

Futbolli italian kishte humbur hapin viteve të fundit, por ne kurrë nuk do të investonim kaq shumë para në një lojtarë 33 vjeçar”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU