Ruçi: Prioritet i këtij sesioni ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe çelja e negociatave

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët një ditë pas seancës të së hënës, e cila ishte e para për këtë sesion parlamentar.

Në fjalën e mbetur, Ruçi bëri një rezyme të punës së Kuvendit gjatë sesionit të kaluar si dhe u ndal te prioritetet e sesionit të ri.

“Reforma në drejtësi është sukses i madh i sesionit të kaluar parlamentar. Siç e theksova dhe dje angazhimi jonë për reformën nuk ka sjellë atë produkt që prisnim. Kështu Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi nuk miratoi dot kryeinspektorin e lartë të drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të KLP. Një tjetër mangësi e atij sesioni ishte mosmiratimi i ‘Magjistraturës’. Roli i Kuvendi u forcua dukshëm. Gjatë sesioni që lamë pas u depozituan 63 pr.ligje. U miratuan 55 ligje, nga të cilat me shumicë të cilësuar 26, dhe me konsensus 8 ligje. Prej shtatorit u miratuan me konsensus 17 ligje, pra 1/5 e akteve të miratuara nga Kuvendi. Opozitës iu plotësuan të gjitha kushtet për të ushtruar shumicën qeverisëse”, tha Ruçi.

Ai tha se finalizimi i reformës në drejtësi është prioritet për këtë sesion të ri.

Ai tha se objektiv i rëndësishëm në këtë drejtim është “ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë”. Po ashtu sipas Ruçit rëndësi maksimale ka çelja e negociatave.

“Ky seksion synon dhe ka si qëllim çeljen e negociatave. dje i kam bërë thirrje politikës që të lënë mënjanë luftën e betejave elektorale. Ylli polar ngelet çelja e negociatave. Ndaj duhet të kontribuojmë të gjithë. Duhet të unifikojmë qëndrimin në Bruksel”, tha Ruçi.

I pyetur lidhur me mundësinë e djegies së mandateve nga opozita, ai tha se beteja politike duhet zhvilluar brenda sistemit.

“Bojkoti e parlamentit, kushtëzimi, por edhe djegia a mandateve, edhe pse është një formë që nuk ka bërë vaki, kanë qenë të diskutuara edhe nga opozita e dikurshme. Ëhstë vlerësim i një force që unë e respektoj”, tha Ruçi./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU