Rritet më shumë kontrabanda në veri të Kosovës

Edhe pas dhjetë vjetëve institucionet e Kosovës ballafaqohen me normën e lartë të informalitetit, i cili llogaritet të jetë 31.7 për qind e Bruto Produktit Vendor. Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temë “Luftimi i informalitetit, hapat e deritanishëm dhe rruga përpara”, ku u theksuar se në veri po rritet .

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se në luftimin e dukurisë së ekonomisë jo formale, gjitha institucionet që kanë inspektorate kanë përgjegjësit e tyre që t’i ndihmojnë ATK-së.

Sipas tij, vetëm puna e përbashkët me institucione tjera me inspektoratin e punës, shëndetësisë dhe inspektorate tjera që vënë rregull në administrimin e tyre mund të bëjnë të lehtë konkurrencën dhe luftimin e ekonomisë jo formale.

“31 për qind të Bruto Produktiv Vendor, sigurisht që është një përqindje jashtëzakonisht e lartë që lenë shumë punë për institucionet, për ATK-në, përparësi e këtij studimi është se ka përcaktuar vendet dhe sektorët ku ka më shumë për in formalitetin. Prej sektorëve ku është vlerësuar risku më i madh është vlerësuar aty ku dominon paraja e gatshme, ku dominon keshi, ku puna e institucioneve duhet të jetë e përbashkët për me mund me menaxhua. Vlerësohet diku përafërsisht 9 milionë euro humbje që krijohet nga sektori i ndërtimtarisë, vetëm nga puna e pa deklaruar, përfshirja e punëtoreve të cilët nuk janë të deklaruar në sistemin e tatimeve”, tha Imeri.

Sipas tij, ka diskrediton të madh mes sektorit të tregtisë i cili merr kredi më shumë me norma të kthimit të shpejta, ndërsa nuk orientohet se për çka merret kredia që është një rriskë për ATK dhe institucionet tjera.

Kryetari i OEAK, Arian Zeka, ka thënë se pavarësisht vënies nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 të pjesës veriore, në këto zona kontrabanda është duke u rritur, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU